Një tërmet me magnitudë 5,7 në brigjet e Gjirit Persik, pranë centralit të vetëm bërthamor të Iranit, ka shkaktuar 7 viktima dhe ka plagosur 30 të tjerë, sipas njoftimeve të autoriteteve.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë Borazjan, rreth 60 kilometra nga Bushehr, ku Irani ka ndërtuar reaktorin rus të tij.
“Deri më tani, ka pasur 7 të vdekur dhe 30 të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale”, është cituar të ketë thënë Qadami nga agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ditën e enjte.
Irani gjendet mbi disa linja sizmike. Një tërmet i fuqishëm në dhjetor të vitit 2003 goditi qytetin jugor të Bam-it, duke vrarë 26 mijë njerëz dhe duke shkatërruar kalanë e saj të lashtë të ndërtuar prej balte.
Fqinjët arabë të Iranit përreth Gjirit Persit kanë ngritur shpesh herë shqetësimet mbi sigurinë e centralit të Bushehr-it dhe rrezikut të rrjedhjeve radioaktive në rast të ndonjë tërmeti të fuqishëm.
Por, Irani dhe Rusia këmbëngulin se ai central respekton të gjitha standardet ndërkombëtare, të caktuaranga vëzhguesit bërthamorë të OKB-së.
Top Channel