BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Trupat e 18 personave janë gjetur në afërsi të një qyteti në veri të kryeqytetit iraken, Bagdad, disa orë pasi ata ishin rrëmbyer nga shtëpitë e tyre.
Policia lokale njoftoi se trupat e të ndjerëve, të cilët ishin qëlluar me plumb në kokë, u gjetën në afërsi të qytetit të Tarmijas. Mes viktimave është të paktën edhe një oficer policie.
Vrasjet e kryera në formë ekzekutimi janë shtuar shumë së fundmi në Irak, të shoqëruara me një valë atentatesh me eksploziv, raportojnë korrespondentët e mediave të huaja.
Dhuna sektare është rritur gjithashtu në muajt e fundit. Të paktën një shef tribuje ishte mes viktimave të gjetura ditën e premte. Rrëmbyesit kishin veshur uniforma policie, sipas dëshmitarëve.
Vrasjet e fundit vijnë disa ditë pasi policia në zona të ndryshme të Bagdadit gjeti trupat e 13 personave të qëlluar për vdekje.
Kombet e Bashkuara deklarojnë se 979 persona, përfshirë këtu 158 policë dhe 127 ushtarakë, janë vrarë në sulme të dhunshme vetëm gjatë muajit tetor. Ndërkohë, që nga janari në vend janë vrarë mbi 6.500 civilë, që është dhe kuota më e lartë që prej vitit 2008.
OKB u ka bërë thirrje liderëve politikë në Irak që të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund gjakderdhjes, që është përshkallëzuar që kur ushtria bastisi një kamp protestuesish anti-qeveritarë sunitë në prill të 2013-s.
Protestuesit kishin bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit shiit Nouri al Maliki, të cilin e akuzojnë se sulmon minoritetin sunit.
Top Channel