Indi, rritje surprizë e ekonomisë

29/11/2013 00:00

Rritja ekonomike në Indi u ngjit fuqishëm në tremujorin e dytë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare. Ritmi i rritjes ka qenë më i shpejtë nga sa kishin parashikuar analistët.

Ekonomia u përhap me një kuotë vjetore prej 4.8 për qind në periudhën korrik-shtator, nga 4.4 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Ekonomia e tretë më e madhe e Azisë kishte qenë e goditur nga faktorë të ndryshëm, si inflacioni i lartë, valuta e dobët dhe rënia e investimeve të huaja.

Ky është tremujori i katërt që kuota e rritjes ekonomike të Indisë ka qenë nën 5 për qind dhe shifra prej 4.4% ishte më e ulëta në katër vite.

Më herët gjatë vitit këshilli ekonomik i qeverisë uli parashikimet për vitin aktual financiar. Tani pritet që ekonomia të zgjerohet me 5.3 për qind brenda vitit, gjithësesi më pak se 6.4 për qind, nga sa pretendohej nga autoritetet.

Ekonomia indiane ka qenë në muajt e fundit e rrënuar nga një seri elementësh, përfshirë ngadalësimin në sektorët kryesorë si minierat dhe manifakturat.

Ngadalësimi i rritjes, shoqëruar me një rekuperim në tregjet e zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara, e ka bërë Indinë një opsion më pak atraktiv për investimet e huaja.

Spekulimet se SHBA do mbështesim masat stimuluese kanë bërë që investitorët të tërheqin paratë nga tregjet në zhvillim, sikurse është India.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB