BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë “veto” të Rusisë mbi lidhjet dhe bashkëpunimin me ish-bllokun e republikave sovjetike.
Kështu deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Duke folur në takimin e Vilniusit në Lituani, Barroso tha se epoka e sovranitetit të cunguar në Europë ka marrë fund.
Samiti i BE-së me vendet e Europës Lindore, ish-republika sovjetike dështoi të dalë me një marrëveshje të përbashkët për shkak të stepjes së Ukrainës. Presidenti i saj, Viktor Janukoviç tha se nuk dëshiron të sakrifikojë tregtinë me Rusinë duke u afruar më shumë me Bashkimin Europian. Javën e kaluar, Kievi refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje tregtie me Brukselin me arsyetimin se kjo marrëveshje nuk ofronte ndihmë financiare të mjaftueshme.
“Është e papranueshme për ne që një marrëveshje bilaterale mes dy vendeve, të kushtëzohet nga një lloj vetoje nga një vend i tretë. Kjo bie ndesh me të gjitha ligjet ndërkombëtare”, tha Barroso.
Rusia pretendon se marrëveshja e BE-së me Ukrainën dëmton ekonominë e saj. Kievi është shndërruar në “sheshbetejë” diplomatike për influencë mes Moskës dhe Brukselit. Mijëra ukrainas protestuan në rrugët dhe sheshet e vendit pas vendimit për ngrirjen e marrëveshjeve me BE-në, ndërsa opozita akuzon presidentin Janukoviç se po i bindet Moskës.
Ukraina ka një varësi të madhe nga gazi rus, dhe përpos kësaj shërben edhe si vend tranzit i gazit rus drejt Europës.
BE kërkon të thellojë e konsolidojë më tej marrëdhëniet e saj me Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Në kuadrin e këtyre marrëveshjeve pritet ndër të tjera thjeshtësimi i regjimit të vizave me Azerbajxhanin dhe përafrimi i marrëveshjeve të Asociim-Stabilizimit të Gjeorgjisë dhe të Moldavisë.
Top Channel