Spanja: Skocia e pavarur, jashtë BE-së

28/11/2013 15:15

Spanja do të vendosë veton kundër qëndrimit të Skocisë në Bashkimin Europian, nëse referendumi për pavarësi nga Britania e Madhe do të sanksionojë “divorcin” nga Mbretëria e Bashkuar.

Kryeministri Mariano Rajoy theksoi se nëse “një territor i caktuar vendos të largohet nga sovraniteti i një shteti anëtar, atëherë duhet të mbetet edhe jashtë BE-së”.

Sipas tij, më pas shteti i ri duhet të nisë procedurat e anëtarësimit dhe të marrë aprovimin e të 28 vendeve anëtare, në mënyrë që të anëtarësohet.

Qeveria skoceze po lobon që të mbetet brenda BE-së, nëse referendumi do të sanskionojë shpalljen e pavarësisë.

Ndjeshmëria spanjolle ndaj pavarësisë së mundshme skoceze lidhet me referendumin e paralajmëruar prej Katalunjës dhe nga mundësia që diçka e tillë të ndodhë edhe në krahinën baske, e cila prej dekadash kërkon pavarësinë nga Spanja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA