Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë Papa Françesku publikoi shkresën e tij të parë apostolike, me theksin
tek nevoja për një botë më të drejtë dhe vënien e kishës në shërbim të
të varfërve.
Dokumenti ngjason me një deklaratë qeveritare dhe nuk është krejt i papritur: Papa po harton modelin e një “Kishe në nisje”, nje institucion besimi me vetekritik e jo te dhene pas luksit.
Kisha duhet të jetë e hapur, “për dialogun me të gjithë”, thuhet shkresen apostolike 180 faqeshe “Evangelii gaudium”. Në dokument kreu i Kishës Katolike përpiqet të gjejë një ekuilibër mes traditës dhe reformës: kisha duhet te jete sipas tij, e hapur për zhvillime bashkëkohore pa u larguar nga parimet e veta baze.
Francesku e ben te qarte se preferon nje kishe te kerrusur, sic e quan Ati i Shenjte. Edhe pse e ndotur dhe e lenduar se ka dale nga rruga, ajo eshte me e mire se nje kishe e semure nga qendrimi brenda, komoditeti dhe kërkimi me çdo kusht i sigurisë, thote Papa ndersa formulon ate qe ne bindjen e tij, duhet te jete detyra paresore e një të krishteri, kthimi i vëmendjes tek njerëzit në nevojë.
Si shkak kryesor të të gjitha të këqijave sociale dhe dhunës, Francesku përmend ndarjen e pabarabartë të pasurisë në botë. Sistemi aktual ekonomik është “në rrënjë i padrejtë” dhe rregullimi i tregjeve nevojë urgjente, kembengul ai. Me tej, ne dokument hidhet propozimi per “rrugë të reja” dhe “metoda krijuese”. Ati i Shenjte synon t’i rishqyrtojë strukturat kishtare, të forcojë konferencat kombëtare dhe rajonale të ipeshkve e nuk përjashton as “reformimin e funksionit të Papës”, ndersa sqaron se ne vendimet kishtare deshiron te perfshije me shume edhe grate.
Top Channel