Kapen të gjithë të arratisurit

28/11/2013 00:00

Përfundoi me kapjen e të gjithë të arratisurve nga burgu, ngjarja e
bujshme e shpërthimit të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë.

Dy te arratisurit e fundit, Eduart Lulo dhe Reiz Haxhiraj u kapen nga policia greke ne zonen e pyjeve te Kosturit. Mbremjen e se merkures ishte Gerzim Toma qe u kap ne nje pyll prane kufirit me Shqiperine. Ishin banoret e zones, qe lajmeruan policine per pranine e tre personave te armatosur ne token greke.

Forcat speciale greke e kapen ate lehtesisht pasi u fol se Gezim Toma ishte plagosur nga perplasja mes grupit te te arratisurve me policine greke. Nderkohe qe vend u gjeten gjurmet e dy te aratisurve. Eduart Lulo u kap nga policia greke mengjesin e se enjtes i fshehur ne nje kasolle ne pyjet e kosturit. Ai ishte ne gjendje te rende shendetesore per shkak te lodhjes, motit te keq dhe temperaturave shume te ulta ne zonen te cilen kishte eprshkruar ne kembe.

Pas arrestimit Eduart Lulo eshte derguar ne spitalin e Kosturit per kurim. Pak ore me vone ne te njejten zone ne pyll eshte gjetur edhe Reiz Haxhiraj. Ai ishte i fundit nga grupi i shtate te arratisurve nga burgu i Drenoves pak dite me pare ne Korce. Grupi perbehej nga Artur Gora qe ra ne duart e policise pak ore pas arratiosjes, ndersa po shkonte ne shtepi. Me vone u kap Admir Tafili, organizatotri i gjithe skemes qe shpertheu burgun bashke me Gezim Gurin dhe Fran Marashin. Ata u fshehen ne nje magazine ne ane te rruges nacionale ne Prrenjas dhe u bene pre e lehte per policine. Te fundit qe rezistuan me gjate ne arratisjen e tyre ishin Gezim Toma, Eduart Lulo dhe Reiz Haxhiraj te cilet tani presin vetem dorezimin nga policia greke ne Shqiperi ku do vijojne te vuajne denimet e dhena.

Pas lajmit për kapjen e të arratisurit të fundit, menjëherë Kryeministri Edi Rama përmes postimit në rrjetin social Facebook ka falenderuar të gjithë policët e përfshirë në këtë operacion special, sidomos forcat RENEA, si dhe ka vleresuar bashkepunimin me policine greke. “Policia jonë po kthehet në krye të detyrës. Pergezime Saimir Tahirit e Policise se Shtetit qe ne me pak se 7 dite rikthyen prapa hekurave te 7 kriminelet e arratisur nga burgu.I shkelqyer dhe bashkerendimi dite-nate me policine greke per 3 te arratisurit e fundit. Eshte vec fillimi i mbare drejt fitores mbi krimin”, shkruan Rama.

Gardianët lihen në burg

Gjykata e Korçës ka përmbyllur maratonen e seancave gjyqesore për 21 punonjësit e burgut të Drenovës të akuzuar per shperdorim detyre. Paraditen e se enjtes prane kesaj gjykate jane zhvilluar edhe dy seancat e fundit per masen e sigurise ndaj punonjesve Spartak Marko dhe Adrian Limollari, ku Gjykata i ka lene nen masen e sigurise arrest me burg.

Prej mesdites te se merkures prane kesaj gjykate u zhvilluan panderprere seancat ku vetem per dy punonjeset Luljeta Dvorani dhe Suzana Sejdarasi gjykata ka lene masen detyrim paraqitje. Nderkohe para burgut te Drenoves familjaret e 21 punonjesve te arrestuar kane protestuar per lenien e tyre ne burg. Me dhjetra familjare jane mbledhur duke kerkuar qe te afermit e tyre te cilet akuzohen per shperdorim detyre te lihen te lire.

Me urdher te Prokurorise 21 punonjes e gardiane te burgut te Drenoves u arrestuan duke u akuzuar per arratisjen e shtate te burgosurve.

Top Channel