Tregu kryesor japonez i aksioneve mbylli ditën e punës këtë të enjte duke arritur vlerën e tij më të lartë në gjashtë vjet, një shenjë se masat për rimëkëmbjen e ekonomisë së tretë më të madhe të botës po japin efekt.
“Nikkei 225” regjistroi gjatë ditës një rritje prej 1,8%, duke u mbyllur me 15,727.12 pikë, niveli më i lartë i regjistruar që prej Dhjetorit 2007.
Bursa është rritur me rreth 50% gjatë 2013-s, pas një serie masash energjike të Tokios zyrtare për të stimuluar rritjen ekonomike.
Një prej këtyre masave ka qenë stimulimi i inflacionit, e si rrjedhojë monedha japoneze ka humbur 25% në vlerën e këmbimit të saj me dollarin, krahasuar me Janarin e këtij viti.
Diçka e tillë e ka bërë tregun japonez më tërheqës për investitorët, duke ndikuar në një rritje të ndjeshme të eksporteve.
Top Channel