Ibra: Jam më i miri edhe pa Top të Artë

28/11/2013 19:35

“Modestia” e Zlatan Ibrahimoviç nuk njeh kufi. Pasi sugjeroi disa ditë më parë se ai është vetë Zoti dhe se Boterori pa te nuk ka vlere, 32-vjeçari thotë se “është më i miri në botë, duan apo nuk duan specialistët”.

I pyetur se cili meriton Topin e Artë midis Lionel Messit, Cristiano Ronaldon dhe Franck Ribery, Ibrahimoviç tha: “Nuk më duhet një Top i Artë për të provuar që jam më i miri. Nuk më intereson aspak se kush e fiton. Nuk kam nevojë për këtë trofe për të qenë më i miri”.

Vitin e kaluar, Ibrahimoviç fitoi titullin kampion me Paris SG dhe atë të golashënuesit më të mirë në Francë me 30 gola, por ndonëse ka fituar më parë kampionatin italian, spanjoll dhe holandez, duke u shpallur disa herë golashënuesi më i mirë, suedezi nuk ka figuruar asnjëherë midis kandidatëve për Topin e Artë.

Top Channel