Ferrari censuron Alonson

28/11/2013 19:45

Vetëm disa ditë më parë, Fernando Alonso deklaroi se vendi i dytë i arritur në Botëror ishte një meritë vetëm e tij, pasi kishte një makinë më të dobët se të gjithë kundërshtarët.

Këto deklarata, piloti spanjoll i vendosi edhe në “Twitter”, ku ai është shumë aktiv dhe ku ndiqet prej 1,9 milionë personash.

Megjithatë, Ferrari nuk e ka pëlqyer këtë veprim, ndaj ka vendosur që të censurojë menjëherë pilotin e tij.

“Do të ndalojmë “Twitter”-in”, pranoi presidenti Luca di Montezemolo, në “RAI 1”. “Pa dyshim, Alonso mund të përdorë llogarinë e tij personale për çfarë të dëshirojë, me përjashtim të çështjeve që lidhen me skuadrën”.

Top Channel