F1, Ross Brawn lë “Mercedes”

28/11/2013 00:00

Ross Brawn do të lërë në fund të vitit skuderinë “Mercedes” të Formula 1. Tekniku britanik mbulonte funksionin e drejtorit të ekipit dhe tani detyra e tij do të ndahet mes drejtorit ekzekutiv Toto Wolff, që do të merret me anën ekonomike, dhe Paddy Lowe, që do të kujdeset me pjesën teknike.

“Ky është momenti i duhur për të lënë këtë post dhe për t’i garantuar skuadrës një të ardhme të suksesshme. Mendoj se dyshja Wolf-Lowe është gati për të marrë në dorë drejtimin e skuadrës. Jam krenar që kam kontribuar në ngritjen e një ekipi që do të ketë një të ardhme të suksesshme”, ka thënë 59-vjeçari.

Ross Brawn ka qenë pjesë e “Beneton” dhe “Ferrari” në kohën kur këto dy skuadra fituan titujt kampion bote në Formula 1. Në 2007 ai kaloi te “Honda” dhe më pas krijoi skuadrën “Brawn GP”, me të cilën fitoi botërorin në vitin 2009, me pilot Janson Button.

Top Channel