Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Kryeministri David Cameron i Britanisë së Madhe ka zbuluar planet për kufizimin e aksesit ndaj mirëqenies në Britani të emigrantëve nga Bashkimi Europian, si dhe ka thënë se dëshiron të kufizojë përfundimisht zhvendosjen e emigrantëve nga shtetet më të varfra të BE-së drejt atyre më të pasura, duke nxitur kështu një grindje me Komisionin Europian.
Njoftimi i Cameron, gjatë së mërkurës, erdhi teksa konservatorët rrezikojnë përçarjen në votimet për zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm, si dhe në zgjedhjet kombëtare të 2015-s, nga Partia e Pavarësisë së Britanisë së Madhe (UKIP) që ka dalë hapur kundër emigracionit, teksa edhe vet kryeministri është vënë nën presion të madh nga partia e tij për t’u marrë më “egërsisht” me këtë çështje.
Cameron tha se ai ndan shqetësimet e thella rreth një fluksi të mundshëm të rumunëve dhe bullgarëve gjatë vitit të ardhshëm, kur kufizimet e BE-së për këto dy vende të skadojnë, diçka që UKIP thotë se do të sjellë miliona emigrantë të rinj në Britani.
“BE-ja e sotme është shumë e ndryshme nga BE-ja e 30 viteve më parë”, shkroi ai në një artikull për “Financial Times”. “Ne duhet të përballemi me faktin se lëvizja e lirë është bërë shkas për lëvizjet e mëdha të popullsisë, të shkaktuara nga pabarazitë e mëdha në të ardhura. Kjo po çon në humbjen e elitave (trurit) të vendeve që duhet t’i mbajnë fuqimisht ata, si dhe po ushtron presion mbi komunitetet e ndryshme”.
Cameron tha se ai kishte planifikuar të ndryshonte ligjet britanike, kështu që emigrantët e rinj të BE-së do të duhet të presin 3 muaj, përpara se të sigurojnë përfitimet e papunësisë.
Të ardhurit e rinj nuk do të jetë të ligjshëm për të fituar strehim dhe do të humbasin të drejtën për përfitimet e papunësisë pas 6 muajsh, për sa kohë që ata nuk do të provojnë se kanë shanse reale për të gjetur punë.
Idea e tij afatgjatë, për kufizimin e lëvizjes së lirë të emigrantëve nga shtetet më të varfra të BE-së, do të jetë pjesë e rinegociimit të anëtarësisë së Britanisë në BE, tha ai.
Cameron premtoi se do të riformatojë marrëdhëniet Britani-BE përpara se të mbahet referendumi për daljen ose jo të Britanisë nga BE në 2015-n, nëse ai do të rizgjidhet, për shkak të skepticizmit të madh ndaj BE-së.
Idea e tij për reformimin e rregullave për lëvizjen e lirë të BE-së do të duhet të negociohet me shtetet e tjera anëtare dhe mund të përballet me sfida ligjore nga Komisioni Europian.
Top Channel