Kuba mbylli shumicën e konsullatave të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi bankat amerikane refuzojnë që të kryejnë transaksione me konsullatën apo bizneset kubaneze.
Në muajin Korrik, banka “M&T” informoi Havanën se do të ndalonte së ofruari shërbimet e saj për shërbimet konsullore dhe gjatë këtyre muajve, Kuba nuk ka qenë në gjendje që të gjejë një zëvendësuese.
Në një deklaratë, shteti komunist fajësoi sanksionet afatgjata ekonomike të imponuara nga SHBA ndaj Kubës, si arsyen përse Havanës i duhet të mbyllë shërbimet konsullore që i afronin asistencë një komuniteti të madh kubanezësh në Amerikën e Veriut.
Uashingtoni dhe Havana ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1961, por që prej vitit 1977 ishte krijuar një mekanizëm që lejonte kapitalet shtetërore të secilit shtet që të depozitoheshin në banka të caktuara, nën mbrojtjen ligjore të Zvicrës.
Aktualisht, Kuba nuk ka një ambasadë të përgjithshme në SHBA, por mban në Nju Jork një mision të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Top Channel