Koalicioni, Merkel arrin paktin me të majtët

27/11/2013 00:00

Konservatorët e Angela Merkel dhe të majtët social-demokratë mbyllën me sukses bisedimet disa-javore për koalicionin e ri qeverisës në vend.

Njoftimi i arritjes së një marrëveshjeje u bë në orët e vona të së martës. Dy palët ranë dakort mbi ndarjen e posteve dhe politikat qeverisëse.

Në koalicionin e ri përfshihen edhe aleatët historikë të Merkel, CSU. Nevoja për koalicion me të majtët u shtrua pas rezultatit të zgjedhjeve të shtatorit, kur Merkel dhe aleatët e saj, megjithëse fituan zgjedhjet, nuk mundën të siguronin mandatet e nevojshme në Bundestag për formimin e qeverisë së re.

Pakti i nënshkruar do të duhet të ratifikohet nga forumet drejtuese të social-demokratëve, që pritet të ndodhë brenda pak ditëve. Menjëherë pas kësaj, Merkel mund të betohet për mandatin e saj të tretë, betim ky që pritet të ndodhë në mes të dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB