Bisedimet e paqes, Assad konfirmon pjesëmarrjen

27/11/2013 15:40

Qeveria siriane konfirmoi pjesëmarrjen e saj në bisedimet e planifikuara të paqes në muajin janar, por theksoi se nuk do të pranojë të negociojë një dorëzim të pushtetit.

Televizioni Shtetëror informoi ditën e mërkurë se delegacioni që do të udhëtojë drejt Gjenevës do të marrë udhëzime të drejtëpërdrejta prej presidentit Bashar al-Assad.

Nga ana e tyre, kryengritësit kanë deklaruar se pjesëmarrja e tyre në bisedimet e paqes nuk do të shoqërohet me një armëpushim, që sipas tyre mund të përdoret prej qeverisë për të përforcuar pozicionet e saj në pozicionet nevralgjike të frontit.

Nga pozicionet e të dy palëve, duket e vështirë që të arrihet një marrëveshje, me rebelët që vendosin si kusht absolut mospjesmarrjen e Assadit në asnjë qeveri të përkohshme që mund të sillte paqen në vend.

Më shumë se 120 mijë sirianë kanë humbur jetën që prej fillimit të luftës civile në Mars 2011, ndërsa rreth 40% e popullsisë prej 22 milionë banorësh të Sirisë llogariten të jenë tashmë refugjatë jashtë apo brenda vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA