Genc Derralla, inxhinieri i shumë krijimeve

26/11/2013 00:00

Shumëkush ka nostalgji për filmat shqiptarë të para viteve ’90. Për subjektet, kolonat zanore, lojën e aktorëve…

Por, pakkush e di se cilët kanë qenë njerëzit që kanë qëndruar në prapaskenë, që kanë krijuar aparaturat aq shumë të domosdoshme për realizimin e një filmi.

Ishte viti 1964 kur inxhinieri i ri mekanik Genc Ruzhdiu Derralla, asokohe 25 vjeç, krijoi kranin e parë në Kinostudion e filmit. Pasioni dhe dashuria për fushën në të cilën studionte, i merrte dhjetëra orë mbi skicime dhe projekte të pafundme. Por, ai nuk u mjaftua me kranin. Katër vite më vonë, kur ishte në prag të diplomimit, Derrallës i shkon edhe merita e projektorit të parë 35 mm të filmit. Aparati u quajt “Drita” dhe u prit shumë mirë në kinematografinë e asaj kohe.

Sukseset e njëpasnjëshme të tij i dhanë një tjetër detyrë të rëndësishme inxhinierit Derralla, i cili në vitin 1970 projektoi ofiçinën për prodhimin e pjesëve të ndërtimit të aparaturave të filmit.

Kështu jeta e tij profesionale vijoi për 32 vite, e mbushur plot projekte të reja dhe kontribute të vyera në aparaturat e kinematografisë shqiptare.   
    

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta