Rihanna shkëlqen në “American Music Awards”

25/11/2013 00:00

Ka qenë pranë saj në momentet e bukura dhe ato të vështira kështu që ishte e kuptueshme që nëna e këngëtares Rihanna të ishte tejet e emocionuar në momentin që i dorëzoi vajzës së saj çmimin e Ikonës në mbrëmjen e American Music Awards.

“Rihanna, jam shumë krenare për ty. E di që rruga e karrierës tënde nuk ka qenë gjithmonë e lehtë dhe për këtë arsye të vlerësoj për forcën që ke dhe përqendrimin që arrin të mbash. Është e habitshme sesi ti gjithmonë nxjerr pozitiven nga çdo eksperiencë e jotja”, tha Monica Braithwaite.

Rihanna u shpreh e habitur që merrte çmimin e Ikonës në një moshë kaq të re (25 vjeç) dhe falenderoi për këtë fansat e saj që i përkufizoi “Ushtria Rihanna”.

Këngëtarja nga Barbados mori edhe çmimin si artistja e preferuar R&B mbrëmjen e së dielës në Nokia Theater të Los Angeles.

Ja lista e plotë e triumfuesve në “American Music Awards”:

Artisti i preferuar Pop/Rock – Justin Timberlake
Artistja e preferuar Soul/R&B – Rihanna
Albumi i preferuar Country – Taylor Swift/Red
Albumi i preferuar Rap/Hip-Hop – Macklemore & Ryan Lewis/The Heist
Artisti i preferuar Alternative Rock – Imagine Dragons
Artisti i preferuar latin – Marc Anthony
Albumi i preferuar Pop/Rock – One Direction/Take Me Home
Artisti i ri i vitit – Ariana Grande
Artisti i preferuar Soul/R&B – Justin Timberlake
Artistja e preferuar Country – Taylor Swift
Kënga e vitit – “Cruise”/Florida Georgia Line feat. Nelly
Albumi i preferuar Soul/R&B – Justin Timberlake/The 20/20 Experience
Artisti i preferuar Electronic Dance Music – Avicii
Artisti i preferuar Country – Luke Bryan
Grupi i preferuar Pop/Rock – One Direction
Artistja i vitit – Taylor Swift
Artistja e preferuar Pop/ Rock – Taylor Swift
Grupi i preferuar Country – Macklemore & Ryan Lewis
Artisti i preferuar bashkëkohor – Maroon 5
Kolona zanore – Pitch Perfect

Top Channel