“Një ditë si Sofia” është libri i gazetares, Monika Stafa i promovuar në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
Ky botim i shtëpisë “Saras”, përmbledh shkrimet e Stafës në gazetën “Shqip”, si dhe novelën që i jep titullin librit.
Sofia, “Mencuria” në shqip nga greqishtja, është një personazh kontroversal në mitologji, një grua që s’pranon kompromise, lufton për dinjitetin e gjinisë së saj dhe nuk nguron të bërtasë ato çka mendon.
E frymëzuar nga kjo figurë, Monika Stafa në novelën e saj ka rrëfyer udhëtimin e një gazetareje nga Budapesti në Vjenë e më pas në Tiranë.
Udhëtim i gazetares është i mbushur me të papritura, ndërsa ajo vetë është personifikimi i shoqërisë shqiptare pas viteve ’90.
Një ngjarje reale e vetë autores, e përshtatur për novelë me elemente artistike.
Top Channel