Telenovela Julian Alvarez, argjentinasi gati të rrisë presionin mbi Atletico Madrid për t’u transferuar te Barcelona
Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit u takua ditën e hënë me pronarin e Manchester City, sheikun Mansour bin Zayed, me të cilin, sipas mediave spanjolle, u diskutua edhe kalimi i Iker Casillas në skuadrën angleze.
Mansour është vëllai i emirit të Abu Dhabit, njëkohësisht presidenti i Emiratave të Bashkuara Arabe.
Florentino ndodhej në Emirate në një udhëtim pune dhe midis të tjerave, besohet se në takim u bisedua edhe për kapitenin e kombëtares spanjolle.
Në pamundësi për të gjetur një vend titullari në “Santiago Bernabeu”, sipas të përditshmes sportive “AS”, Casillas do të ishte i gatshëm që të ndërronte skuadrën në të cilën ka luajtur që në ekipet zinxhir dhe ku ka fituar gjithçka që mund të fitojë një futbollist në nivel klubi.
Top Channel