Zyrtare/ Ndihmoi skuadrën të mbijetonte në Serie A, klubi italian merr vendimin për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares
Cristiano Ronaldo do të mungojë për Realin në sfidën ndaj Gallatasarajit që do të luhet të mërkurën në Santiago Bernabeu.
Dëmtimi që sulmuesi pësoi në ndeshjen ndaj Almerias është i lehtë, por vetë lojtari dhe mjekët e klubit preferojnë që të mos rrezikojnë në Champions duke qenë se kualifikimi për në turin tjetër është i siguruar.
Pritet që portugezi të kthehet sërish në fushë ditën e shtunë, kur madrilenët të përballen me Valladolid.
Ndeshja e ditës së mërkurë do të jetë e pesta në Champions që Cristiano humbet si lojtar i Realit. Më parë ka humbur dy ndaj Milanit në sezonin 2009-2010, një ndaj Dinamos së Zagrebit dhe një ndaj Ajaksit (sezoni 2011-2012).
Top Channel