Cana, shpëtimtari i Lazios

25/11/2013 00:00

Lorik Cana ka qenë lojtari më i mirë i Lazios në barazimin që bardhekaltërit morën në transfertën e Sampdorias. Kapiteni i Shqipërisë ka shënuar golin e barazimit 1-1 në minutën e 94 të ndeshjes duke i dhuruar një pikë skuadrës së tij.

“Një mesfushor i shndërruar në mbrojtës, ashtu siç ka ndodhur me Sinisa Mihajlovic. Ka qenë Lorik Cana, disa sekonda para fundit të ndeshjes, ai që ka prishur debutimin e trajnerit serb në pankinën e Sampdorias”, shkruan ‘La Gazzetta dello Sport’.

Edhe pse me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë (Krsticic mori karton të kuq 35 sekonda pas fillimit të 45 minutave të dyta), Sampdoria dominoi dhe kaloi në avantazh me Soriano (23’).

Lazios i munguan idetë dhe nuk pati asnjë rast shënimi derisa topi shkoi në këmbët e Canës, i cili minutat e fundit ishte “transferuar” në sulm në pritje të topave të lartë. Mbrojtësi kontrollon bukur, driblon mbrojtësin dhe godet në cep të portës për t’i dhuruar 1 pikë skuadrës së tij.

Top Channel