Balotelli-De Sciglio, objektiva për Realin

25/11/2013 20:40

Balotelli është shndërruar në çështjen e ditës tek Milani.

Pasi disa ndeshjeve me rendiment tejet të ulët që 23-vjeçari ka zhvilluar, pas penalltisë së humbur në barazimin zhgënjyes me Genoan ditën e shtunë dhe pas dy vonesave radhazi në stërvitje në dy ditët e fundit, kuqezinjtë duket se janë të gatshëm që të negociojnë shitjen e mundshme të tij.

Pavarësisht problemeve karakteriale, ish-sulmuesi i Interit dhe Manchester Cityt vazhdon të ketë një listë klubesh prestigjioze të vëna pas tij dhe sipas “Milannews.it”, Reali i Madridit po studion mundësinë që të përgatisë një ofertë për të që në janar.

Carlo Ancelotti ka nevojë për një sulmues qëndror, pasi shitja e Higuain nuk u shoqërua me asnjërën prej dy blerjeve të piketuara gjatë verës së shkuar, Cavani apo Leëandoëski dhe për këtë arsye, Balotelli është shndërruar në emrin më të preferuar për trajnerin italian.

Së bashku me të, Ancelotti do të përpiqet të përfshijë në tratativa edhe De Sciglion, mbrojtësin e majtë të dalë nga akademia e Milanit, i konsideruar gjerësisht në Itali si pasardhësi i Maldinit.

Top Channel