Aksi i përgjakur Tiranë – Shkodër

25/11/2013 00:00

Aksi rrugor Shkodër – Tiranë është një ndër më të përgjakurit në vendin tonë për shkak të aksidenteve të vazhdueshme që ndjekin njëri-tjetrin në mënyrë të frikshme.

Mbi 287 aksidente vetem në dy vitet e fundit, që kanë shkaktuar mbi 70  të vdekur. Plot 85 persona janë plagosur rënde dhe mbi 300  të tjere lehte. Shifra zyrtare këto që mjaftojne për të dhënë dimensionin apokaliptik  të këtij aksi.

Mjaftojne vetem pak metra nga nisja, ne uren e Bahçallekut ne Shkoder, muzgu nis te bjere e bashke me te edhe rruga te shuhet. Ketu eshte kufiri. Dritat e qytetit perfundojne dhe vendin e tyre e ze terri….

Anes harkut te Bërdicës duken lapidaret e parë. Dikur kane qene njerez te gjalle, sot jane mermere te ftohte e te vetmuar.

Orientimi eshte i veshtire nese nuk do te ishte shpesh per dritat e lokaleve qe sherbejne si e vetmja sinjalistike rrugore.

Ne kryeqezimin e Vaut te Dejes nuk ka asnje rrethrrotullim. Makinat hyjne e dalin sipas rregullave personale te drejtuesve te tyre. Dite me pare ne kete vend humben jeten pese djem te rinj pas nje perplasje fatale me nje kamion…

As ne hyrje te Bushatit, nje fshati me mbi 2 600 banore s’ka rrethrrotullim, asgje. Lapidare te tjere pasojne njeri-tjetrin ndersa udhetimi ne terr behet thuajse nje udhetim ne ferr….

Pas pak kilometrash futemi ne rrethin e Lezhes. Makina qe ecin pertej cdo limiti shpejtesie, vetura, furgone, motore e mes tyre njerez qe veshtire se mund te dallohen.

Nga krahu tjeter rreziku mbetet maksimal nga thyerjet qe i bejne rruges makinat qe mund te dalin papritur nga fshatrat e tejme. Pa vajtur ne kryeqezimin e Torovices ngrihet nje mbikalim i trete.

Afermi duket Lezha me kryqezimin e saj pa asnje lloj ndricimi.

Nje makine vjen perballe ne versionin shqiptar, ndersa pjesa Lezhe-Milot eshte nje udhetim ne terr.

Kjo mund te konsiderohet pa frike si pjesa me e tmerrshme e ketij aksi…Ura e milotit kalon si fantazem e permes parakalime te cmendura…39 kilometra nga Tirana , duken sa nje jete… perballe rrethrrotullimi me betona i Milotit qe te drejton nga rruga e kombit.

Rruga qe te drejton per ne Laç zgjerohet papritur. Ajo ka standarte, eshte e gjere, ruan pjese sinjalistike, por nuk ka mbikalime.

Te izoluar per kilometra te tere nga rruga qe duhet ne fakt te jete mjet komunikimi, banoret ne pjesen qe vijon me pas per Mamurras kane prere vende vende ndareset e saj duke krijuar ne kete menyre porta kalimi.

E si mund te benin ndryshe nese nuk u eshte dhene asnje mundesi lidhjeje normale me krahun tjeter.

Udhetimi rikthehet si ne xhungel ne pjesen Mamurras – Fushe Kruje. Asnje vijezim, asnje ndarje. Rruge pa rruge, sepse ajo eshte, por ne fakt edhe s’eshte.

Njesoj vijon edhe ne Fushe Kruje – Kamez ku s’do te ishte çudi që edhe te humbisje rrugen. Veç, ndonjë tabele tek-tuk qe te ben te kuptosh se ne kete zona ka ende jete.

Ne Kamez per pak kilometra ka drite qe shkon menjehere me pas deri ne Koder-Kamez.

Pas nje udhetimi te tille nuk eshte e veshtire te kuptosh arsyet se perse ky aks ka nje bilanc te tille te pergjakur.

Mjafton te udhetosh permes tij per ta kuptuar. Mungese sinjalistike, prerje vertikale te rruges, vijezimet, mbrojteset, infrastruktura, shofere per gara, kembesore te padukshem…

97 kilometra rruge me vetem 3 mbikalime. Nje llogari e thjeshte thote 1 i tille ne çdo 30 kilometra. Kaos i plote. Viktima pas viktimash… Hyjme ne Tirane…..

Top Channel