Bajerni, tepër i fortë për Borussian

24/11/2013 09:40

Bayerni i Mynihut shkatërroi 3-0 Borusia Dortmundin dhe çoi në 7 pikë diferencën me nënkampionët e Gjermanisë, të cilët të martën do të luajnë për kualifikim në Champions ndeshjen vendimtare me Napolin.

Një ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 55’, atëherë kur Pep Guardiola hodhi në fushë Mario Gotzen, i cili shihet nga tifozët e Dortmundit si tradhëtar.

Ka qenë pikërisht 21-vjeçari i cili 11 minuta pas hyrjes në fushë zhbllokoi rezultatin.

Dortmundi pati dy raste për të barazuar rezultatin, por Nojer nuk ia dha këtë kënaqësi Reusit.

Ndërkohë që kërkonte barazimin, Borussia la shumë hapësira në mbrojtje, çka u shfrytëzua nga Bajerni që shënoi 2 herë brenda 3 minutave, me Robben në fillim e më pas me Muller.

Me këtë rezultat, Bajerni i Guardiolës arratiset në kuotën e 35 pikëve ndërsa Borusia qëndron në kuotën e 28 pikëvë ne vendin e 3.

Top Channel