Në mënyrë të paqarte dhe të pakonfirmuar nga autoritetet shtetërore, nga
burgu i sigurisë së lartë të Drenovës, në oren 19.10 minuta të mbremjes
ia dolën mbanë të kalojnë të gjitha dyert e hekurta të qelive, muret
rrethuese dhe shërbimet policore të burgut shtatë të dënuar, katër prej
të cilëve të denuar të përjetshëm dhe tre të tjere me dënime maksimale
deri në 15 vjet burgim.
Por, ndërsa të dhenat e personave që u arratisën mund të gjenden lehtësisht në “Google”, asnjë nga institucionet e përkatesisht Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve nuk dhanë asnjë informacion shtesë për kartelen e të arratisurve .
Në njoftimin për shtyp të Minitrisë së Brendshme bëhen publike gjeneralitetet e të arratisurve, së bashku me apelin drejtuar qytetarëve që të bëjnë kujdes pasi të arratisurit janë të armatosur dhe konsiderohen shumë të rrezikshëm.
Të arratisurit janë, Admir Bahri Tafili, lindur në 1975, në Shkoder, Fran Pal Marashi, lindur në vitin 1978 në Shkodër, Gëzim Gjergj Guri, lindur ne vitin 1977, banues në Vaun e Dejës. Gëzim Ndue Toma, lindur ne vitin 1982 në Dibër, Reiz Namik Haxhiraj, lindur ne 1971, banues në Selenicë të Vlorës, Eduard Kujtim Lula, lindur ne vitin 1982, banues në Përmet, Artur Demir Gora, lindur ne vitin 1969, banues në Pojan të Korçës, ky i fundit, një i denuar me burgim te përjetshëm për vrasjen e një efektivi policie u kap dy orë më vonë në aksin Dishnicë-Devoll duke udhëtuar me një mjet tip “Ford” drejt shtëpisë së tij të lindjes në fshatin Pojan.
Jo zyrtarisht behet me dije se jane ngritur patrulla te panumerta policore ne te gjithe zonen. Por, cilet jane gjashte te arratisurit e tjere?
Pjesa me e madhe e tyre jane denuar me burgim te perjetshem per vrasje policesh si dhe pengmarrje.
Admir Tafili, i denuar me burg te perjetshem, 38 vjeç eshte emer i njohur dhe konsiderohet teper i rrezikshem.
I njohur me heret per arratisjen e tij me 2010 , pas nje lejeje speciale nga burgu i Shen Kollit ne nje kohe qe mbante mbi vete nje denim per vrasjen e ish-shefit te krimeve per t’u hakmarre per vrasjen e te atit.
Admir Tafili u ararestua 6 muaj pas vrasjes se dy vellezerve Pjetrushi, per te cilet kur u prangos tha se i kishte vrare per te marre hakun e babait.
Ai u denua me burgim te perjetshem. Edhe Gezim Guri eshte denuar me burg perjete per vrasje dhe ne vitin 2011 ai behet emer i njohur pasi tentoi te arratisjes me nje tjeter personazh po te njohur ne fushen e arratisjeve, Fran Marashin, i bashkearratisuri i grupit te Drenoves, eshte 35 vjec dhe eshte denuar me burgim te perjatshem per vrasjen e kater policeve ne masakren e Ures Vajgurore.
Fran Marashi u soll ne Shqiperi nga autoritetet italiane ne vitin 2007 dhe ne vitin 2008 tentoi arratisjen e tij te pare, duke e ritentuar serisht ne vitin 2010.
Ne grupin e te arratisurve vijohet me tej me Reiz Haxhiraj, 42 vjeç nga Selenica e Vlorës, qe eshte bere personazh i krimit ne 1997.
Ai u akuzua se ne ate kohe rrembeu nje inspektor policie dhe e mbajti peng, ngjarje per te cilen qendroi si i shpallur ne kerkim pre disa vite me radhe.
Haxhiraj u arrestua nga shteti grek dhe u ekstradua ne Shqiperi, ka mbi vete nje denim prej 13 vjet heqje lirie.
Jo zyrtarisht thuhet se te arratisurit ju kane rrembyer armet gardianeve te cilet ndodhen tashme te shoqeruar dhe po pyeten ne komisariat, pavaresisht se te dielen pritet te zbardhet e gjithe skema duke qene se ky burg i hapur ne vitin 2008 ka kamera sigurie.
Mendohet se pergjate arratise se tyre ata përdorën një automjet dhe dyshimet e para jane se te denuarit jane arratisur me mjete te rastit, ndersa pak minuta pasi jane larguar raportohet se nen kercenimin e armes t’i jete rrembyer mjeti nje shtetasi qe ka denoncuar ne polici.
Po keshtu deklarohet se edhe nje patrulle policie eshte kercenuar gjate kesaj kohe, informacione keto qe nuk konfirmohet zyrtarisht.
Zyrtarisht, per kete ngjarje ka vetem nje qendrim ai i Ministrise se Brendshme qe pohon se ka ngritur nje shtab emergjence dhe qe po kryen nje kerkim ne shkalle te gjere.
Ministria u kerkon qytetareve per cdo informacion te telefonojne ne numerin pa pagese 129.
Top Channel