Një ndjekje e karabiniereve përfundoi me tragjedi në Bolgare, ne Veri te
Italise ku një 25-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë në agimin e ditës së
shtunë.
Me sa dihet nga informacionet e dhëna deri tani nga forcat e rendit, në orët e para të mëngjesit kishte pasur një sinjalizim për një vjedhje në një lokal. Një patrulle kishte arritur të identifikonte automjetim më të cilin udhëtonn keqbërësit. Por pa iu bindur urdhërit për të ndaluar, makina ka përplasur njërin prej karabinierëve nga arma e të cilit ka dalë një plumb.
Po sipas versionit të dhënë nga karabinierët ky plumb ka goditur për vdekje personin që ishte në timon. Dy personat e tjerë që ndodheshin në makina kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.Bëhet e ditur se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është dhënë ende, ka qenë emigrant i rregullt, pa asnjë problem me drejtësinë.
Ditën e hënë, më 25 nëntor do të kryhet autopsia e viktimës dhe prokurori që po ndjek rastin ka bërë të ditur se sipas procedurës ai do të hetojë mbi karabinierin për teprim të mbrojtjes së ligjshme.Ky rast i ngjan së tepërmi atij të majit të vititi 2009 ku një tjetër i ri shqiptar humbi jetën po në të njëjtën mënyrë. Në ditët e para të nëntorit të këtij viti, pas një gjyqi të gjatë, karabinieri që pati shtënë plumbin vdekjeprurës u gjykua i pafajshëm dhe u çlirua krejtësisht nga akuza.
Top Channel