Si bëhet për vete mashkulli i Vitit

22/11/2013 18:30

Behati Prinslo duket se u entuziasmua nga fakti që i dashuri i saj, këngëtari Adam Levine u shpall nga revista “People” si mashkulli më tërheqës i vitit 2013.

Nga St. Barts, ishujt e Karaibeve ku 24-vjeçarja udhëtoi me rastin e realizimit të një seti fotografik për llogari të “Victoria’s Secret”, supermodelja u kujdes që të mos linte pa shfaqur asnjë prej cilësive të saj aq të lakmuara fizike.

Një mënyrë kjo, mbase për të treguar se përse Behati ka merituar mashkullin më të pashëm të planetit, i lidhur në të shkuarën me diva të modës si Nina Agdal apo Anne Vyalitsina, me tenisten Maria Sharapova apo me hollivudianen Cameron Diaz.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA