“Kaka’ nuk do të luajë në rolin e Pirlos”

22/11/2013 00:00

Massimiliano Allegri ka saktësuar se Kaka’ nuk do të luajë në rolin që dikur e mbante Andrea Pirlo tek Milani dhe se eksperimenti në miqësoren ndaj Young Boys nuk do të përsëritet më.

“Kaka’ mund ta bëjë shumë mirë atë rol, por do të vazhdojë të luajë pas sulmuesve sepse para mbrojtjes kemi Montolivon dhe De Jongun”, theksoi trajneri i Milanit.

Në lidhje me trajnerët që mund ta zëvendësojnë në sezonin e ardhshëm, Allegri deklaroi me ironi: “E di që nuk do të jem trajner i Milanit përjetë. Kam katër vite në këtë post dhe ka “vogëlushë” që në të ardhmen mund të bëhen trajnerë të zotë. Inzaghi po punon mirë me skuadrën e dytë, ndërsa Seedorf nuk e ka lënë ende futbollin.”

Top Channel