Ibra: Cristiano nuk është më i mirë se unë

22/11/2013 00:00

Beteja spektakolare mes Suedisë dhe Portugalisë apo mes Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo në play-off-in e Botërorit ende ka jehonë në mediat sportive ndërkombëtare.

‘La Gazzetta dello Sport’ publikon disa deklarata të sulmuesit të PSG, ku sqaron se nuk duartrokiti kundërshtarin portugez kur ky shënoi golin e barazimit 2-2, por po i jepte zemër shokëve të skuadrës.

“Nuk duartrokita Ronaldon, por doja t’i ngrija moralin shokëve të mi. Doja t’i motivoja për minutat e fundit. Kurrë nuk duhet të dorëzohesh pasi mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi Ibra.

Suedezi foli edhe për Topin e Artë: “Thonë që Cristiano është më i miri, por shënoi vetëm një gol më shumë se unë. Asgjë më shumë. Sigurisht që është një futbollist i madh, por ne i lamë shumë hapësirë. Është shumë i mirë në kundërsulm dhe këtë gjë e tregoi ndaj nesh.”

Top Channel