Hugh Jackman me kancer në lëkurë
22/11/2013 00:00
Hugh Jackman ka njoftuar nëpërmjet Instagram-it se vuan nga një lloj i lehtë kanceri lëkure.
“Gruaja më tha që duhet të kontrolloja hundën pasi më kishte dalë një shenjë. Sa të drejtë që kishte! Mos u bëni budallenj si unë. Vizitohuni shpesh dhe përdorni krem për t’u mbrojtur nga dielli”, shkroi aktori australian në një foto të postuar në rrjetin social.
45-vjeçari është bërë i famshëm në industrinë kinematografike me personazhin Wolverine në sagën ‘X-Men’.
Gjithashtu, njihet në Hollivud si një nga aktorët me martesën më jetëgjatë. Ai është martuar me Deborah-Lee Furness në vitin 1996 dhe ka dy fëmijë të adoptuar me të.
Top Channel