Eva Longoria zhvishet për ‘Elle’

22/11/2013 00:00

Eva Longoria ka pranuar të pozojë tërësisht e zhveshur për versionin spanjoll të revistës ‘Elle’ edhe pse deklaroi në intervistë se ndihet shumë e pasigurtë për fizikun e saj.

Aktorja 38-vjeçare shfaqet e mbuluar vetëm me diamantë Swarovski në kopertinën e kësaj reviste.

Javën e kaluar revista ‘People’ publikoi se Eva Longoria është lidhur me Antonio Baston, presidentin e kompanisë televizive amerikano-latine Televisa.

Top Channel