E mrekullueshmja Sophia Loren

22/11/2013 00:00

Në 50-vjetorin e kalendarit Pirelli, mes shumë modeleve të reja, ishte e pranishme edhe Sophia Loren, e cila duke gjykuar nga fotot është e vështirë të besohet se është 79 vjeç.

Gjashtë vite më parë, Sophia kishte pozuar për kalendarin duke u bërë modelja më e vjetër e pranishme në të, ndërsa këtë radhë ishte thjesht e ftuar në mbrëmjen e zhvilluar në Milano të Italisë ditën e enjte.

Top Channel