F1, kaska speciale e Masës

21/11/2013 00:00

Është e tëra e kuqe kaska me të cilën Felipe Massa do të zhvillojë garën e fundit me Ferrarin, Cmimin e Madh të Brazilit.

“Kjo është një mënyrë për të falenderuar skuderinë për të gjithë këto vite që kemi kaluar bashkë dhe për të shprehur krenarinë time që kam qenë pjesë e këtij ekipi. I jam mirënjohës të gjithë personave me të cilët kam punuar dhe me të cilët kam ndarë momentet e mira e të këqia”, tha piloti brazilian.

Në pjesën e pasme të kaskës janë të shënuara të gjitha statistikat e tij me njëvendëshen e kuqe: një vit si pilot kolaudator, 8 vite si pilot zyrtar, 139 gara të zhvilluara, 11 fitore, 15 pole position dhe 14 xhiro të shpejta.

Top Channel