Eminem: Muzika më ka shpëtuar jetën

21/11/2013 00:00

Eminem është rrëfyer në një intervistë të gjatë për revistën ‘Rolling Stone’ duke hedhur dritë mbi periudhën e tij të errët të mbushur me drogë dhe alkool.

Këngëtari 41-vjeçar theksoi se muzika i shpëtoi jetën: “Tani jam i lumtur. Hip-hop-i më ka shpëtuar jetën pasi ishte e vetmja gjë që dija të bëja. Nuk di të bëj asgjë tjetër.”

Më tej, Eminem foli për periudhën e errët të jetës së tij (në vitin 2005 u shtrua në spital pas një mbidoze me metadon): “Ishte e frikshme. E di që kam hedhur në plehra disa vite të jetës.”

Reperi amerikan po rishijon suksesin kohët e fundit pasi kënga e tij më e re me titull ‘The Monster’, një bashkëpunim me Rihanna, është shndërruar në një hit ndërkombëtar. Gjithashtu, në fillim të këtij muaji, Eminem ka lançuar albumin e tetë të tij me titull ‘The Marshall Mathers LP 2’.

Top Channel