Yjet që do të mungojnë në Botëror

20/11/2013 00:00

Pothuajse njihen të gjitha kombëtaret që do të marrin pjesë në Botërorin “Brazil 2014”. Mungon vetëm një përfaqësuese, ajo që do të dalë nga çifti Jordani-Uruguaj (ndeshja e parë e përfunduar 5-0 për amerikano-latinët).

Mes 32 skuadrave gjejmë më të mirat, por edhe disa ekipe me cilësi të ulët. Pa dyshim, ajo që dallohet qartë është se këtij Botërori do i mungojnë futbollistë të shkëlqyer, të cilët nuk kanë qenë të mbështetur siç duhet nga shokët e tyre në fazën e eliminatoreve.

Mes tyre gjenden Gareth Bale (Uells), Zlatan Ibrahimovic (Suedi), Arda Turan (Turqi), Nemanja Vidic (Serbi), Robert Lewandowski (Poloni) apo Marek Hamsik (Sllovaki).

Lojtarë të tjerë të klasit të lartë që do e shijojnë Botërorin nga vendi ku do të kalojnë pushimet janë Mirko Vucinic (Mali i Zi), Roque Santa Cruz (Paraguaj), Aaron Ramsey (Uells), Jefferson Farfan (Peru), Branislav Ivanovic (Serbi), Robbie Keane (Irlandë), Claudio Pizarro (Peru), David Alaba (Austri), Goran Pandev (Maqedoni), Thomas Rosicky (Republika Ceke) dhe Nuri Sahin (Turqi).

Top Channel