Rehabilitim lumit të Lanës

19/11/2013 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi sot se së shpejti nis puna për rehabilitimin e lumit të Tiranës, që sipas tij do të eliminojë katastrofën më të madhe mjedisore në kryeqytet.

Projekti i Bashkisë parashikon kthimin e tij në zonë rekreative dhe eliminimin e rrezikshmërisë që paraqet për jetën e banorëve ndotja prej shumë vitesh me inerte, me ujra të zeza, etj.

Sipas Bashës, këtë javë, autoritetet financuese të projektit strategjik të Bashkisë së Tiranës, zgjatimi i bulevardit dhe rehabilitimi i lumit të Lanës miratuan nisjen e punimeve, të cilat do të zgjasin 2 vjet dhe sipas kryebashkiakut lumi i Tiranës do të rikthehet ashtu siç ka qenë dikur, një arterie blu e qytetit, me gjelbërim dhe me akses për fëmijët, për të moshuarit, të gjithë qytetarët dhe i pasur me zona zbavitëse.

Ai tha se ky është lajmi më i mirë që vjen për qytetaret në prag të 22 Nëntorit, ditës që qeveria e ka njoftuar si askion për të pastruar Shqipërinë.

Top Channel