LeBron-Beckham: Skuadër futbolli në Majemi

19/11/2013 18:40

Superylli i NBA, LeBron James konfirmoi se është në bisedime me David Beckham për bashkëfinancimin e ngritjes së një skuadre futbolli në Majemi.

Mbreti James, i cili ka udhëhequr Miami Heat drejt dy titujve radhazi në basketbollin amerikan ka shprehur edhe më parë interesin për futbollin, ndërsa është aksioner tek klubi i Liverpulit.

“Ekziston një interes i dyanshëm”, deklaroi James, i cili përfitoi 19 milionë dollarë në sezon vetëm në formë page.

“Beckham është një mik i mirë për mua prej disa vitesh tashmë dhe mendoj se do të ishte e shkëlqyer që ky qytet të shpërblehej me një skuadër futbolli. Ekziston një interes i dyanshëm, por bisedimet janë ende në fazë fillestare”, shtoi basketbollisti.

Top Channel