Ibrahimoviç: Unë jam Zoti

19/11/2013 17:45

Emri i Zlatan Ibrahimoviç është një sinonim me spektaklin, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Suedezi me origjinë boshnjake është në gjendje që të japë deklarata të cilat fitojmë titujt e parë të gazetave edhe atëherë kur nuk shkëlqen me talentin e tij në fushën e lojës.

I pyetur përpara ndeshjes së kthimit të plejofit të Botërorit, Suedi-Portugali, mbi ekipin që do të marrë biletën e udhëtimit në Brazil, 31-vjeçari tha: “Vetëm Zoti mund t’a dijë”.

Megjithatë, ishte ajo që do të shtonte pas kësaj fraza që do të bënte bujë: “E dukë qënë se unë jam Zoti vetë, jam unë i vetmi që e di këtë”.

Top Channel