Thohir: Interi do të fitojë Champions-in

18/11/2013 00:00

Të sjellurit e një modeli sportiv të qëndrueshëm dhe fitorja e Ligës së Kampioneve. Ky është objektivi i presidentit të ri të Interit, Erick Thohir.

“Duhet të mësojmë nga modeli sportiv amerikan, një model fitues. Këtë dua të sjell tek Interi. Do të ndërtojmë një model biznesi për të mos çuar dëm investimet”, tha pasardhësi i Morattit në një emision televiziv italian.

Objektivi i Thohir është rikthimi tek fitoret në Itali dhe Europë. Ja si arrihet: “Sportin duhet ta kthejmë në një industri të vërtetë, ashtu si në SHBA. Vetëm kështu mund të përballojmë konkurrencën e më të mirëve. Duhet të minimizojmë shpenzimet dhe duhet të kënaqim tifozët në stadium. Nuk do të blej lojtarë duke u nisur nga emri, por do të blej ata që janë të nevojshëm për ekipin.”

“I kam thënë futbollistëve që të japin gjithmonë maksimumin për skuadrën dhe të luajnë me zemër. Vetëm kështu fitohen ndeshjet”, shtoi presidenti zikaltër, i cili siguroi edhe vazhdimësinë e Mazzarrit si trajner edhe për vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se një person fitues është ai që punon me të tjerët, ka objektiva të qarta dhe është i palodhur. Këto karakteristika i kam gjetur tek Mazzarri dhe them që jemi në rregull për 2-3 vitet e ardhshme.”

Top Channel