Një gol për librat e historisë, cili është rekordi i vendosur nga sulmuesi i Meksikës në ndeshjen hapëse të Botërorit
Sebastian Vettel arriti fitoren e tetë radhazi në sezonin aktual të Formulës 1 duke vendosur një rekord të ri pas triumfit në SHBA.
Kampioni i Red Bullit deklaroi pas garës që u zhvillua në Austin se bëhet fjalë për “një nga garat më të bukura të sezonit”.
“I falenderoj të gjithë ata që na mbështetën në Amerikë. Ishte një nga garat më të bukura të kampionatit. Makina ishte fantastike”, tha gjermani katër herë kampion.
Më tej, ai analizoi garën: “Grosjean u nis shumë mirë, por arrita ta mbaja pas në kthesën e parë. Vitin e kaluar u ngjita në podium këtu dhe po e prisja me padurim një fitore. Garën e ardhshme do të mundohem t’i bëj nëntë fitore radhazi.”
Top Channel