69-vjetori i çlirimit të Tiranës është përkujtuar duke nderuar të rënët e Atdheut.
Kreu i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, bëri homazhe në memorialin e “Nënës Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve.
Sipas zotit Basha, ditë të tilla duhet të shërbejnë për të forcuar dhe çuar përpara vlerat e demokracisë dhe lirisë: “Përtej një dite përkujtimi, kjo është edhe një ditë refleksioni për përgjegjësitë tona dhe të brezave të ardhshëm për të kultivuar dhe ngritur më lart vlerat e lirisë, demokracisë dhe për të mos i lënë më kurrë të ndihen të tradhëtuara këto ideale për të cilat kemi paguar kaq shtrenjtë.”
Ndërkohë, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, homazhet i ka zhvilluar në memorialin e “Ushtarit të Panjohur”: “Është detyrimi ynë dhe i brezave të ardhshëm që të kujtojnë dhe nderojnë ata që dhanë jetën për Tiranën.”
Top Channel