Plagosen gjatë grabitjes dy amerikanë

17/11/2013 09:15

Dy shtetas amerikanë mbetën të plagosur, gjatë një grabitje të pesuar prej tyre ndërsa udhëtonin me një makinë të marrë me qera në Malësinë e Madhe.

Plagosja e tyre ndodhi kur dy persona të maskuar ndaluan automjetin me të cilin ata udhëtonin, e për shkak të rezistencës së turistëve i qëlluan ata me thikë.

Grabitësit arritën të merrnin prej amerikanëve paratë, zotërimet e tjera dhe automjetin me të cilin po i drejtoheshin Vermoshit për turizëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Grabon.

Personat e maskuar braktisën automjetin disa minuta pas grabitjes, duke u larguar në drejtim të paditur.

Policia është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e keqbërësve, ndërsa amerikanët janë dërguar në spitalin më të afërt e sipas burimeve te “Top-Channel” ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Per momentin, nuk raportohet identiteti i dy te lenduarve apo i te dyshuarve te mundshem per kete grabitje qe demton rende imazhin turistik te Shqiperise.

Top Channel