Një gol për librat e historisë, cili është rekordi i vendosur nga sulmuesi i Meksikës në ndeshjen hapëse të Botërorit
Leo Messi po rekuperohet nga dëmtimi muskular që do e lërë jashtë fushave të lojës për dy muaj dhe në një intervistë për argjentinasen ‘Ole’ ai theksoi se shumë persona kanë thënë gënjeshtra për arsyet e këtij dëmtimi.
“Jam i trishtuar që pësova një tjetër dëmtim, por dua të theksoj se u dëmtova sepse ashtu ishte e shkruar. Nuk ka asgjë të çuditshme me dëmtimin tim. Ishte një goditje që mora gjatë lojës dhe që u pasua nga një lëvizje e keqe. Kaq!”
“Njerëzit thonë shumë gjëra, por dëmtimi im ishte rastësi. Thonë që dëmtimi erdhi nga ushqimi, por unë jam ushqyer njësoj që kur kam nisur karrierën dhe asgjë nuk më ka ndodhur më parë. Do të vazhdoj me planin tim”, sqaroi Messi.
Top Channel