Bruno Vespa në “E Diell”

16/11/2013 00:00

Gazetari italian Bruno Vespa do të jetë i ftuar në programin “E Diell”, në një intervistë të veçantë, pasi për herë të parë do të dalë në publik së bashku me bashkëshorten e tij, Augusta Ianini.

Bruno Vespa do të flasë për karrierën e tij, për momentet e vështira, për Italinë sot dhe gjendjen e saj, por edhe për gratë dhe burrat e pushtetshem që janë treguar në librin e tij, si dhe kush janë politikanët që sot drejtojnë realisht Italinë.

Bëhet fjalë për një intervistë ekskluzive e një prej ikonave të televizionit italian dhe bashkëshortes së tij, një gjyqtare e njohur në Itali.

Top Channel