Idea e Juventusit, fëmijë në vend të ultrasve

15/11/2013 00:00

Për shkak të koreve ofenduese në sfidën ndaj Napolit, dyert e zonave e tifozëve ultras në “Juventus Stadium” do të jenë të mbyllura në dy takimet e radhës të bardhezinjeve në Torino.

Sfida e parë që do të mungojnë tifozët ultras është ajo me Udinezen, ndërsa tjetra ajo me Sasuolon.

Vetë klubi ka dënuar thirrjet duke i cilësuar ato si “idiote”, ndërkohë që së fundmi, në shenjë ndërgjegjësimi për të shmangur dhunën dhe thirrjet raciste e ofenduese në terminalin sportiv, bardhezinjtë kanë propozuar që zonat me tifozët ultras të mbushen me fëmijë.

Ideja i është paraqitur Federatës Italiane të Futbollit duke qenë se rregullat e saj nuk e parashikojnë një gjë të tillë. Zyrtarë nga disiplina e futbollit italian thanë se u pëlqen si ide, por megjithatë mbetet për t’u parë vendimi.

Top Channel