Gazetari italian Bruno Vespa vjen në Shqipëri për promovimin në gjuhën shqipe të librit të tij “Dashuri dhe Pushtet”, i përkthyer nga Beti Njuma.
Libri tregon një shekull histori të Italisë përmes dashurisë. Vespa, në fjalën e tij gjatë prezantimit të librit, ka shprehur vlerësimin për Shqipërinë dhe ndryshimet që ajo ka pësuar.
“Perceptimi mbi Shqipërinë i opinionit publik italian është kthyer tërësisht përmbys gjatë viteve të fundit. Tani po ndodh e kundërta, jemi ne ata që po vijmë të investojmë dhe të punojmë në Shqipëri sepse ky është një shtet në një zhvillim të madh dhe të rinjtë shqiptarë paradoksalisht kanë më shumë shanse se bashkëmoshatarët e tyre italianë”, deklaroi Vespa.
Përkthyesja e këtij libri, Beti Njuma, rrëfeu lidhjen e saj me këtë libër dhe atë që ajo e cilësoi si fatin që pati për ta përkthyer: “Ky libër flet për njerëzit më të pushtetshëm të qeverive italiane dhe jeta e tyre tregohet nëpërmjet rrëfimeve të grave që ata kanë dashur. Nuk është e lehtë të jesh e dashura apo bashkëshortja e një politikani të rëndësishëm, por ato do të ishin të gatshme t’i përballonin të gjitha vështirësitë nëse do t’i jepej mundësia të zgjidhnin sërish.”
Ky libër është një portret i papublikuar më parë i pushtetit, shkruar nga Bruno Vespa në transmetimet e drejtpërdrejta.
Top Channel