BBC: Pas Shqipërisë, Franca destinacioni i mundshëm

15/11/2013 00:00

Protestat e qytetarëve kundër armëve kimike siriane kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja.
BBC shkruan se qindra protestues të shoqërisë civile u mblodhën para
parlamentit dhe godinës së qeverisë dhe kërkojnë që t’i thuhet jo armëve
kimike siriane.

Gjiganti britanik i informacionit shkruan më tej në faqen zyrtare në internet edhe për vendin pritës të këtyre lëndëve helmuese. Në ras të një refuzimi nga Shqipëria, thotë BBC, me shumë gjasa 1 mijë ton gaz sarin dhe agjentë të tjerë vdekjeprurës, do të transportohen drejtë Francës për t’iu nënshtruar procesit të shkatërrimit.

BBC thotë se i gjithë arsenali i armëve dhe lëndëve helmuese luftarake të Basha al-Assad është nën kontrollin ndërkombëtar në portin e Latakias në pritje të marrjes së destinacionit se ku do të zhvendosen.

Top Channel