Milan, Matri: Jam i kënaqur me formën time

14/11/2013 00:00

Vetëm një gol ka shënuar me fanelën e Milanit që nga shtatori, por Alessandro Matri mendon se performanca e tij ka qenë e mirë në ndeshjet ku është aktivizuar.

Në deklarata për ‘Milan Channel’, qendërsulmuesi italian ka deklaruar: “Më mungon goli, por unë jam i kënaqur me formën dhe lojën time.”

“Është e vështirë, gjërat nuk po shkojnë siç duam ne”, tha Matri në lidhje me rezultatet e dobëta të kuqezinjve në Serinë A, ku renditen në mesin e klasifikimit.

Të shtunën, Milani do të luajë një miqësore në Bernë ndaj Young Boys. Për këtë takim, numri 9 i skuadrës së drejtuar nga Allegri u shpreh: “Është një test i rëndësishëm dhe duhet të jemi të përqendruar në mënyrë që të mos bëjmë figurë të keqe.”

Top Channel