Maradona: Më persekutojnë prej 25 vitesh

14/11/2013 00:00

“Kam 25 vjet që persekutohem për një argument. Unë nuk kam thënë asgjë dhe nuk kam fyer askënd”.

Me këto fjalë Diego Armando Maradona, në një video-mesazh të postuar në internet nga avokati i tij Angelo Pisani, shprehet në lidhje me padinë për shpifje të bërë nga Cristiana Sinagra dhe i biri Diego Armando Jr, lindur 27 vjet më parë nga një marrëdhënie mes gruas dhe kampionit argjentinas.

“Jam në Dubai duke punuar dhe dua të jem i qetë me njerëzit e mi. Unë nuk kam thënë asgjë dhe nuk kam pasur ndërmend të ofendoj askënd”, ka thënë Maradona.

“Jam i qetë dhe kam besim tek gjyqtarët. Nëse të tjerë kanë thënë diçka për këtë argument, atëherë nuk jam unë përgjegjës pasi thuhen shumë gjëra që nuk dalin nga goja ime”, ka vijuar argjentinasi.

Top Channel