F1, Magnussen, piloti i ri i McLaren

14/11/2013 00:00

Kevin Magnussen është konfirmuar zyrtarisht si piloti i ri i McLaren-Mercedes për vitin e ardhshëm. Danezi do të zërë vendin e meksikanit Sergio Perez.

Magnussen ka fituar kampionatin World Series me makinat Renault këtë vit dhe rinia e tij do i bashkohet eksperiencës së Jenson Button në vitin 2014.

“Jam shumë i lumtur që do të debutoj në Formulën 1 me McLaren. Kjo është skuderia më e mirë. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të pilotoja një McLaren dhe çdo ditë të jetës ia kam kushtuar realizimit të kësaj ëndrre”, tha nordiku nëpërmjet një komunikate.

“Falenderoj drejtuesit e skuadrës për mundësinë që po më japin. Nuk do i zhgënjej”, lexohet më tej.

Magnussen vlerësoi edhe Jenson Button, shokun e ardhshëm të skuadrës: “Është partneri ideal, është një pilot i shpejtë, me eksperiencë dhe me nivel të lartë teknik. Po flasim për një kampion bote dhe jam i vendosur që të mësoj sa më shumë nga ai.”

Top Channel